Skip to content
Të Gjitha

“Sjemi kriminelë dhe hajdutë”/ Dalin momentet e arrestimit të Gramoz Muratajt, debati me efektivët e RENEA-s

· 2 min lexim

Mbrëmjen e 20 shkurtit, forcat RENEA zhvilluan aksionin për të goditur veprimtarinë e lojërave të fatit dhe basteve.

Një prej të arrestuarve ishte edhe Gramoz Murataj, pronar i ish-“Ecobet”.

Në një banesë në emër të tij, e cila ishte kthyer në zyrë, ndodheshin disa punëtorë të tij, të cilët ishin në të zezë.

Për shkak të rrezikshmërisë që mund të paraqisnin personat që ndodheshin brenda, efektivët e RENEA-s kërkuan që Murati t’i thërriste vetë punonjësit.

Në pamjet e arrestimit të tij, të publikuara nga “Dosja.al”, shihet sesi Murataj u thotë efektivëve, se nuk është kriminel.

Gramoz Murataj pritet të njihet sot me masën e sigurisë nga Gjykata e Tiranës.

Debati

Efektivi i RENEA-s: Pa fjalë se është policia e Shtetit, kush o mrena.

Efektivi nr 2 i RENEA: Ka njeri tjetër brenda?

Gramoz Murataj: Janë zyra, janë zyra

Efektivi i RENEA-s: Kush është brenda?

Gramoz Murataj: Njerëz punëtorë, që punojnë.

Efektivi i RENEA-s: Thuaju të dalin.

Efektivi nr 2 i RENEA: Ke njeri brenda?

Gramoz Murataj: Kam mo kam.

Efektivi nr 2 i RENEA: Thirri të gjithë të dalin jashtë, Policia e Shtetit.

Gramoz Murataj: Ja se iu flas unë.

Efektivi nr 2 i RENEA: Ndihu komod dhe folu të vijnë jashtë. Ke njerëz brenda?

Gramoz Murataj: Po mo iu flas unë se s’jena kriminela.

Gramoz Murataj: O çuna!

Efektivi nr 2 i RENEA: Sa veta ke more dal një sekondë?

Gramoz Murataj: 5-6 veta.

Efektivi i RENEA-s: 5 apo 6?

Thirri ore të vijnë…

Gramoz Murataj: Dal se janë në zyrë…

Efektivi i RENEA-s: Thirri Policia e Shtetit, hajde këtu o çun.

Gramoz Murataj: Ma merr pak xhupin se më le pa xhup. Prit se do t’ju flas unë i pari, e hap unë derën, dal të dal unë para.

Efektivi i RENEA-s 3: Afrohu tek mburoja, mos dil para mburojës..

Gramoz Murataj: Se s’jemi kriminelë dhe hajdutë.

Efektivi i RENEA-s nr.2: O çun hajd hajd se kam 1 orë që të pres

Efektivi i RENEA-s nr4: Ne s’kemi gjë fare me ty.

Gramoz Murataj: Hë se janë çuna të rregulltë, Klaudio, Joni…

RENEA: Edhe sa të tjerë ke?

Efektivi i RENEA-s: Asnjë lëvizje, të gjithë me duart për muri? Pronari i banesës eja pak.

Eja pak me mua. Hape çik këtë derën këtu.

Gramoz Murataj: S’ka asnjë njeri, veç unë jam.