Skip to content
Të Gjitha

Skandali në Krujë, zyrtarët e Sigurimeve Shoqërore i marrin 900 mijë lekë të moshuarit për pensionin

· 1 min lexim

Dy zyrtarë të Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Krujë, akuzohen se i kanë marrë rryshfet një 70-vjeçari për pensionin.

Zyrtarët i thanë të moshuarit, se paratë e rryshfetit do t’i përdornin që ai të fitonte procesin gjyqësor.

Fillimisht ata i morën 600 mijë lekë për vendimin e gjykatës, më pas i kërkuan edhe 300 mijë të tjera për të llogaritur maksimumin e pensionit.

Denoncuesi Hamit Lama , 70 vjeç, nga qytet i Krujës, duke qenë se nuk ka mundur ta marrë dot pensionin e plotë, iu drejtua “Fiks Fare”.

  “Nga 20 vite kontribute vullnetare të sigurimeve shoqërore, vetëm gjysmën ma kanë njohur inspektorët e ISSH Durrës” , tha ai.

Më tej Lama shton se ISSH-ja i ka kthyer pas 6 muajsh përgjigje negative, duke mos i njohur 10 vite kontribute të derdhura nga vetë ai.

Qytetari shprehet, se në vitin 2018, ka bërë kërkesë në Gjykatën Administrative Durrës, por i është refuzuar hapja e procesit gjyqësor.

Ai ka treguar edhe emrat e dy zyrtarëve, Ibrahim Gurra dhe Eduart Zogu, të cilën i kanë marrë paratë, duke i premtuar se do të ndërhynin tek gjykatësi.