Pak ditë më parë Ambasada Amerikane bëri thirrje për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Policisë Gjyqësore, që të aplikojnë për pozicionin e drejtorit pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Deri më tani janë skualifikuar 10 kandidatë pas testit fizik dhe atij me shkrim.
Ndërkohe gara do të vazhdojë me 8 kandidatë të tjerë.
Ata janë Aida Veizaj, Ardian Çipa, Ervin Hodaj, Ylli Pjetërnikaj, Artur Beu, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi dhe Idajet Faskaj.
Këto persona do t’i nënshtrohet testit të “makinës së të vërtetës”.
Ambasada amerikane ka vendosur një fond prej 4 milion dollarësh, për zhvillimin në mënyre transparente dhe profesionale të drejtësisë.
Ambasada theksoi gjithashtu se BKH do të funksionojë sipas modelit amerikan të FBI.
Personi që do të përzgjidhet si kreu i BKH, do të trajnohet nga SHBA-ja.