Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ku i vënë përballë një paneli me gazetarë foli rreth çështjeve aktuale e politike.
- Ndër të tjera kreu i qeverisë foli për marrëdhënien e tij me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ish-ministrin Saimir Tahiri.
Për këtë të fundit, Rama tregoi se e ka përjashtuar dhe i ka thënë që të bëjë drejtësi vetë, ndërsa për Dakon tha që e ka mik, madje shtoi se edhe në burg po të shkonte sërish do të ishte miku i tij.
Pjesë nga biseda
Rama: Po nuk vendos gjë unë…këtu drejtori i tatimeve u dënua dhe qëndroi në detyrë deri në fund, sepse sipas paraardhësit tim, deri në vendimin e prerë ai është i pafajshëm.
Rakipllari: Saimir Tahiri…
Rama: Tahiri u kërkua të futej në burg 48 orë pasi një kazan në përgjime të letrave të prokurorisë italiane doli në gazetë. Çfarë bëra unë? Në burg? Jo atje s’do ta çoni por i thashë: Ti Sajmir, tashi do dalësh nga këtu, nuk je më pjesë e PS-së, nuk je më pjesë e selisë tonë. Avokat nga unë mos prit, shko dhe bëj drejtësi. Kush e ka bërë këtë në Shqipëri? Asnjeri.
Rakipllari: Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit është përfshirë në korrupsion.
Rama: Ish…
Rakipllari: E pshë në krahun tënd, është akoma.
Rama: Nuk është më, është -ish…
Rakipllari: Ç’rëndësi ka, ai është i përfshirë në korrupsion të lartë. I ndalohet hyrja në SHBA dhe ti vazhdon të rrish me të….çfarë qëndrimi ke ti?
Rama: Ore, e do troç ti? Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Or ua…..më dëgjo. Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë prapë miku im. Me Dakon nuk ka bërë kurrë, as kam kërkuar as s’i kam kërkuar ndonjë shkelje.
- Në debat nuk mund të mungonte çështja e operacionit “Forca e Ligjit”, që shënjestron pasuritë e personave të njohur të botës së krimit.
Gjatë emisionit, Rama u shpreh se ka nisur dhe goditja e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar, ndërkohë theksoi se aksioni i OFL-së nuk mund të prekë politikanët, pasi lista me subjektet e këtij operacioni është e mbyllur me persona të dënuar dhe të akuzuar.
Pjesë nga intervista
Rama: Mos guxoni të bëni veprime të tilla. Këtu nuk meret vesh kush është krimi dhe kush po lufton krimin. Sot ka një emergjencë për ta çuar luftën kundër krimit në ekstrem. Ligji i Antimafias është me i egër, politikanë të caktuar kanë të gjitha mëkatet e veta. Kjo situatë është alarmante, burgun e kanë pjesë të karriesrës, nuk është çështja te burgu por te fuqia financiare. Brenda 6 muajsh duhet të provojë që sekuestrimi është i padrejtë.
Fevziu: Kush e harton listën e personave?
Rama: Është listë e hartuar nga sistemi i drejtësisë. Janë të dënuar në Shqipëri dhe jashtë. SPAK mund dhe duhet ta bëjë këtë me çdo politikan që është i dyshuar, në raport me këta jemi në post proces.
Fevziu: Ju jeni objekt i hetimit, keni përdorur para të këtyre personave. Kanë investuar para.
Rama: Nëse provohet po, unë kurrë nuk kam vënë në listë persona të tillë.
Fevziu: Kajmaku u deklarua që në fillim?
Rama: Kemi marë letër nga të gjitha institucionet. Unë dhe partia politike mban përgjegjësi për mënyrën se si reagojmë.
Rakipllari: Je një kryeministër me 6 e vite e gjysëm histori ku në fillim keni thënë që nuk keni të dënuar në PS. Ligji i dekriminalizimit u bë dhe dolën që ishin. Fjala juaj, kredibiliteti juaj ra.
Rama: Kredibilitetin e vendos populli jo ti, ndryshe nuk do të kisha fituar.
Rakipllari: Fiton me Niçen e Shijakut
Rama: T’ju vijë turp?
Rakipllari: Reforma në drejtësi është bërë për të ndëshkuar korrupsionin e lartë shtetëror, qeveritar.
Rama: Ti më merr të keqen mua edhe njerëzve me të cilët unë punoj.
Rakipllari: Pse publiku nuk duhet ta paragjikojë këtë operacion “Forca e ligjit” dhe nuk do të dështojë si operacionet e tjera. Të është dënuar një Ministër i Brendshëm për favorizim kanabisi dhe ju e keni mbrojtur?
Rama: Ti do të vuash faktin që ne do të fitojmë, jeni jashtë të gjithë binarëve të gazetarisë normale.
Rakipllari: Ke parë kryeministër që nuk të lë të mbarosh pyetjen?
Rama: Enver Hoxha po të kishte do të kishte futur shtatë pash nën dhe, ndërsa mua më mer kohë. Unë dhe Partia Socialiste kemi marë mandatin në 2013.
- Kryeministri Rama u pyet edhe rreth Reformës në Drejtësi, teksa tha se në luftën kundër krimit nuk ka patur aleatë as prokurorët as gjykatësit.
“Nuk ka qenë problemi i vullnetit tonë, por i një sistemi drejtësi të kalbur”, tha shefi i qeverisë duke argumentuar se pse e nisi tani aksionin e OFL-së.
Fevziu e pyeti kryeministrin për lirimin e Lulzim Berishës, që u lira me anë të një letre nga ish kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, por ndodhet në listën e OFL.
“Është një letër ordinere që jepen me qindra e qindra kur ia kërkon shërbimi i provës. Kryetari i bashkisë mund të jap edhe një letër që ku thotë është hero. Këtu çështja është çfarë bën gjykata, çfarë bën prokuroria. Nuk kemi patur aleatë kundër krimit, por aleatë me krimin dhe kundër policisë”, tha Rama.
Lexo edhe :
Rama shkon në emision me blind. Ja e vërteta e makinës së shumëpërfolur.
Fotoja me Ardian Capjan, Rama:”Do e bëja edhe 100 herë të tjera”