Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës.
Bëhet me dije se një motor është përplasur nga një automjet tip “Opel”, që drejtohej nga një grua.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spitalin e Vlorës, ndërsa shoferja me iniciale A.B. është shoqëruar në komisariat.
Deri më tani, nuk është bërë me dije identiteti i drejtuesit të motorit, por mësohet se ai ka marrë dëmtime të rënda në kokë.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Vlorë u regjistruan dy aksidente të rënda, por fatmirësisht pa viktima.
Aksidentet rrugore në vendin tonë vijojnë të shënojnë bilance negative, pasi vetëm në muajin e parë të 2020 janë shënuar të paktën 506 aksidente dhe 16 viktima.