Skip to content
Të Gjitha

Tjetër aksident! Shoferi përplas rëndë një person dhe largohet nga vendngjarja

· 1 min lexim

Vlorë–  Pas aksidentit masiv në aksin Drashovic-Pëshkëpi, ku u plagosën 5 persona, një tjetër aksident u regjistrua pasditen e sotme në qytetin bregdetar.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në vendin e ashtuquajtur ‘Pylli i Sodës’, ku siç mësohet një makinë ka goditur një person që po udhëtonte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Identiteti i të plagosurit nuk dihet ende, por sipas të dhënave paraprake ai është një burrë rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Aksidentet rrugore në vendin tonë vijojnë të shënojnë bilance negative, pasi vetëm në muajin e parë të 2020 janë shënuar të paktën 506 aksidente dhe 16 viktima.