Skip to content
Të Gjitha

OFL nuk ndalet: sekuestron 6 makina në pak orë! Ja kush janë pronarët

· 2 min lexim

Operacioni “Forca e Ligjit” vijon aksionin e nisur 10 ditë më parë, pas miratimit të ligjit “Anti-KÇK, për arrestimin e personave të përfshirë në botën e krimit.

Vetëm në orët e fundit të ditës së sotme OFL ka ndaluar në Shijak e Durrës 6 automjete të blinduara për verifikim dokumentesh.

Deri më tani janë zbuluar dy nga pronarët e makinave: Xhevdet Troplini dhe Ervis Doçi, ndërsa emrat 4 pronarëve të tjerë nuk janë bërë me dije ende.

Më herët ditën e sotme OFL u ka dërguar kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy prej emrave më të njohur të botës së krimit: Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukalin, të cilët brenda 48 orësh duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Ndonëse ka hasur në debate e kundërshtime të shumta forca speciale e “Anti-KÇK” vijon aksionin, duke nisur e sekuestruar emra të njohur të botës së krimit.

Disa nga personat e shënjestruar deri më tani, të cilët janë thirrë për të deklaruar pasurinë janë:

  • Suel Cela dhe ish-anëtari i “Bandës së Durrësit” Plarent Dervishajt; (lexo këtu)
  • biznesmeni Dashamir Gjoka; (lexo këtu)
  • Emiljano Hysenaj, i arrestuar në Gjermani për trafik droge dhe të afërmin e tij, Edlirin;(lexo këtu)
  • Ish-kreu i  “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha;(lexo këtu)
  • Ardian Çapjas në Elbasan;(lexo këtu)
  • Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja; (lexo këtu)
  • Bardhok Pllanaj me  Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. (lexo këtu)

Po ashtu, i është sekuestruar pasuria:

  • Altin Hajrit dhe “Grupit të Dukagjinit” në Shkodër, të akuzuar për rrëmbimin e Jani Prengës;(lexo këtu)
  • u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit.

Kujtojmë se OFL ka në dorë listën e parë me 150 subjekte, nga 250 në total që pritet të skanohen nga njësia speciale.