Skip to content
Të Gjitha

“Ben Qimja” dhe Saimir Taullau në sitën e OFL, dosja e grupit të Dukagjinit në SPAK

· 2 min lexim

Dy emra të njohur për drejtësinë shqiptare, Saimir Taullau dhe Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja”, janë subjektet e radhës të Operacionit Forca e Ligjit.

Atyre u janë dërguar formularët e pasurisë, të cilët duhet t’i plotësojnë brenda 48 orëve.

OFL sqaron se Taullau është dënuar për prodhim e shitje narkotikësh, ndërsa Ben Qimja është në hetim në Itali për për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikun e drogës.

Gjithashtu OFL bën me dije se në SPAK kanë kaluar dosjet e plota të Altin Hajrit, Leonard Hajrit, si dhe anëtarëve të grupit të Dukagjinit, Gentian Doçi, Ardian Doçi, Martin Bleta, Artan Doçi dhe Aldo Majnishta, përgjegjës këta pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Familja Taullau në Lushnje njihet si një rivale e fortë e Aldo Bares.

Saimir Taullaut iu bë atentat dy herë atentat, por arriti të shpëtonte.

Konflikti me Aldo Baren nisi në 1997-ën, kur Taullau refuzoi të bëhej pjesë e grupit të tij.

Në 2005-ën, Saimit Taullaut i vrasin vëllain, Baku Taullau.

Në dëshminë e tij përpara gjykatës, Taullau ka thënë se vëllai i tij, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares.

Taullau tha asokohe në gjyq, se i vëllai u vra me urdhër të Aldo Bares, kur nuk pagoi më gjobat.

Nga ana tjetër, Ben Qimja, është kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

Ai u arrestua në vitin 2014, por doli nga burgu pas 11 ditësh, me urdhër të Gjykatës së Fierit.

Isufaj akuzohej për vrasjen e Piro Koçiu, më 12 gusht të vitit 2002, në një pallat në rrugën “Him Kolli” në Tiranë.

Dyshimet mbi Isufajn ranë pasi në armën e zjarrit të sekuestruar nga policia ishte një gjurmë e pjesshme e gishtit të tij.

Mes përfundimeve të ndryshme të ekspertëve, prokuroria vendosi të pushojë hetimin ndaj tij.

Mirëpo më 1 tetor të 2007-ës, hetimet ndaj tij u rihapën dhe Isufaj u vu sërish nën akuzën e vrasjes.

I dyshuari kërkoi pushimin e çështjes,  kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Tiranës, e cila e la të lirë.

Më parë OFL ka kërkuar dosjet e pasurisë së Suel Çelës, ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj, Dashamir Gjokës, Emiljao dhe Edlir Hysenajt, Ardian Çapjas dhe ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berishës.