Vladimir Gjuta është shoqëruar sërish në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ky i fundit u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë.
Gjuta u lirua nga paraburgimi vetëm 5 ditë më parë.
Ai u arrestua për dhunë ndaj kushëririt të tij, të cilit i theu dhëmbët, si dhe i dëmtoi njërin sy.
Kujtojmë këtu se Gjuta ka pasur disa herë probleme me drejtësinë.
Në të shkuarën ai është arrestuar për shpërthimin e tritolit në farmacinë e babait të Saimir Tahirit në Tiranë.
Mirëpo pas disa muajsh, ai arriti që të lirohej nga kjo akuzë dhe të linte burgun.