Doli 5 ditë më parë nga paraburgimi, shoqërohet sërish Vladimir Gjuta

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vladimir Gjuta është shoqëruar sërish në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ky i fundit u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë.

Gjuta u lirua nga paraburgimi vetëm 5 ditë më parë.

Ai u arrestua për dhunë ndaj kushëririt të tij, të cilit i theu dhëmbët, si dhe i dëmtoi njërin sy.

Kujtojmë këtu se Gjuta ka pasur disa herë probleme me drejtësinë.

Në të shkuarën ai është arrestuar për shpërthimin e tritolit në farmacinë e babait të Saimir Tahirit në Tiranë.

Mirëpo pas disa muajsh, ai arriti që të lirohej nga kjo akuzë dhe të linte burgun.

Shpërndaje
Share.

Komento