Një 76-vjeçare u hodh nga kati i nëntë i një pallati në Fier.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme.
Mësohet se e moshuara File Troka, ndërroi jetë rrugës për në spital.
Viktima ishte nga fshati Kafaraj, por prej 2 vitesh jetonte në shtëpinë e vajzës së saj në lagjen “Apollonia”.
Banorët e pallatit kanë treguar për TCH, se e moshuara kurohej prej disa vitesh për depresion.
Ata thanë gjithashtu se ajo kishte tentuar edhe më parë të vetëvritej.