Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Fier, e moshuara hidhet nga kati i nëntë dhe humb jetën

· 1 min lexim

Një 76-vjeçare u hodh nga kati i nëntë i një pallati në Fier.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme.

Mësohet se e moshuara File Troka, ndërroi jetë rrugës për në spital.

Viktima ishte nga fshati Kafaraj, por prej 2 vitesh jetonte në shtëpinë e vajzës së saj në lagjen “Apollonia”.

Banorët e pallatit kanë treguar për TCH, se e moshuara kurohej prej disa vitesh për depresion.

Ata thanë gjithashtu se ajo kishte tentuar edhe më parë të vetëvritej.