Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Konkretisht, ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit.
Bëhet me dije se kamioni me targa AA 216 AE ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte rrugën.
Si pasojë, ai ka humbur jetën në vend.
Ndërkohë, identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur ende.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë rreth zbardhjes së shkaqeve.