Skip to content
Të Gjitha

E rëndë! Kamioni përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Tiranë-Durrës

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit.

Bëhet me dije se kamioni me targa AA 216 AE ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte rrugën.

Si pasojë, ai ka humbur jetën në vend.

Ndërkohë, identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur ende.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë rreth zbardhjes së shkaqeve.