Dy ish-kryebashkiakë të Lezhës, Viktor Tushaj i LSI dhe Fran Frrokaj i PD, janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.
Veprimet hetimore ndaj tyre kanë filluar prej një muaji, shkruan “Shqiptarja.com”.
Prokuroria e Lezhës shpalli moskompetencën për çështjen, duke e deleguar në SPAK.
Tushaj po hetohet për dhënien e një leje ndërtimi në zonën muzeale të qytetit, pranë varrit të Skënderbeut.
Hetimet vazhdojnë dhe deri në këtë fazë nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj Tushajt.
Kurse Fran Frrokaj po hetohet për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Lezhës, në “Kune” dhe te “Rana e hedhun”.
Të hënën prokuroria pritet të lexojë pretencën për të dhe të pandehurit e tjerë.