Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Lezhës, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarje është regjistruar në orët e vona të së premtes, në aksin rrugor Torovicë -Balldren.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit, Rivero Prenga, 24 vjeç, banues në Balldren të Lezhës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.