Skip to content
Të Gjitha

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 24 vjeçari

· 1 min lexim

Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Lezhës, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarje është regjistruar në orët e vona të së premtes, në aksin rrugor Torovicë -Balldren.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit, Rivero Prenga, 24 vjeç, banues në Balldren të Lezhës.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të  ngjarjes.