Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Vlorë! Automjeti humb kontrollin dhe përfundon në bregdet

· 1 min lexim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Raportohet se një makinë ka dalë nga korsia dhe ka përfunduar në breg të detit.

Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur.

Identiteti i tij nuk është bërë me dije ende, por e kanë tranferuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë, duke sjellë më pas humbjen e kontrollit nga drejtuesi i automjetit.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.