Banorët e rrugës “Myslym Keta” në Tiranë, vijojnë të jetojnë në banesat e dëmtuar nga tërmeti.
Ata nuk kanë marrë ende një zgjidhje nga bashkia për strehimin.
Sipas “Ora News”, ka ende nga ato familje që nuk kanë marrë bonusin e qirasë.
Për këtë arsye ata janë kthyer në banesat e dëmtuara, edhe pse pallatet janë në rrezik shembjeje.
“As 5 lekë nuk kam marrë”, thotë njëri prej banorëve.
Ndërsa banorët që kanë marrë bonusin në dhjetor, deklarojnë se në janar nuk kanë marrë asnjë kacidhe dhe nuk kanë mundësi të përballojnë qiratë.
“Kemi përfituar një bonus qiraje në muajin dhjetor, tani muaji tjetër nuk na ka dalë më”, thotë një banor tjetër.
“Zotëria do lekët, bonusin këta nuk e japin”, vijon një banor.
Të tjerë banorë kanë shqetësimin e qirave shumë të larta.
Ata shprehen se bonusi i bashkisë është i pamjaftueshëm.
“Çfarë do bëj unë me 180 mije lekë”, shprehet një banor tjetër.
Banorët presin zgjidhja nga bashkia, ndërsa vijojnë të rrezikojnë jetët e tyre duke jetuar në pallatet e dëmtuara nga tërmeti.