Skip to content
Të Gjitha

Zbulohet identiteti i personit që u rrëmbye sot në Kamëz

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Kamëz.

Një person është marrë peng pas një sherri.

Pjesë e sherrit dyshohet se kanë qenë tre persona.

Ata janë konfliktuar në rrugën “London”, ku u përdorën edhe sende të forta.

Së fundmi është zbuluar emri i të rrëmbyerit.

Ai quhet Jak Prenga dhe është 49 vjeç.

Momentalisht nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Për herë të fundit makina është parë në Urën e Gjoles, ndërkohë që mendohet se ka humbur gjurmët në Fushë-Krujë.