Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Parlament ligjin e “Anti-Shpifjes”.
Ai ka kërkuar ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013.
Sipas Presidentit, kjo paketë shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.
“Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Kjo paketë është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, arsyeton Presidenti i Republikës.
Kujtojmë se ligji i “Anti-Shpifjes” u miratua nga Kuvendi në muajin dhjetor.
Ai është kundërshtuar në masë të gjerë, ndërkohë gazetarët dolën edhe në protestë.
Pas miratimit, ata i bën thirrje Metës të mos e dekretonte ligjin.
Po ashtu, qëndrim kritikë kanë mbajtur edhe ndërkombëtarët.
Ata i kanë kërkuar Ramës ta rishikonte paketën para miratimit, si dhe ndërhynë për të hequr pikën e cila parashikonte mbylljen e portaleve.