Skip to content
Të Gjitha

Paketa “Anti-Shpifje”, Presidenti kthen ligjin në Kuvend: “Shkel parimet themelore kushtetuese”

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Parlament ligjin e “Anti-Shpifjes”.

Ai ka kërkuar ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013.

Sipas Presidentit, kjo paketë shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.

Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Kjo paketë është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, arsyeton Presidenti i Republikës.

Kujtojmë se ligji i “Anti-Shpifjes” u miratua nga Kuvendi në muajin dhjetor.

Ai është kundërshtuar në masë të gjerë, ndërkohë gazetarët dolën edhe në protestë.

Pas miratimit, ata i bën thirrje Metës të mos e dekretonte ligjin.

Po ashtu, qëndrim kritikë kanë mbajtur edhe ndërkombëtarët.

Ata i kanë kërkuar Ramës ta rishikonte paketën para miratimit, si dhe ndërhynë për të hequr pikën e cila parashikonte mbylljen e portaleve.