Një doganier i doganës së Qafë-Botës është gjetur i pajetë.
Viktima është 63-vjeçari, Janaq Rajdho, lindur në Derviçan dhe banues në Fier.
Trupi i tij i pajetë u gjet në dhomën e një hoteli në Sarandë.
Mësohet se viktima kërkohej prej katër ditësh.
Dyshohet se 63-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e vdekjes.