Skip to content
Të Gjitha

Kërkohej prej 4 ditësh, doganieri gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Sarandë

· 1 min lexim

Një doganier i doganës së Qafë-Botës është gjetur i pajetë.

Viktima është 63-vjeçari, Janaq Rajdho, lindur në Derviçan dhe banues në Fier.

Trupi i tij i pajetë u gjet në dhomën e një hoteli në Sarandë.

Mësohet se viktima kërkohej prej katër ditësh.

Dyshohet se 63-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e vdekjes.