Spitali i Durrësit u përfshi nga flakët mesnatën e djeshme.
Fillimisht zjarri përfshiu repartin e neurologjisë dhe më pas u përhap në tre katet e tjera.
Shkak u bë një masë në kabinën elektrike, prej ngarkesës nga ngrohëset.
Mësohet se 80 pacientë u evakuuan nga spitali dhe 5 prej tyre u nisën drejt Tiranës.
Prokuroria e Durrësit ndërkohë ka nisur hetimet, për zbardhjen e ngjarjes.
Prokuroria Pranvera Gruda, ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve, që u shkatërruan nga flakët.
Gjithashtu grupi hetimor ka kërkuar raportin e kolaudimit të bombolave të shuarjes së zjarrit, planin e emergjencës dhe sistemin e sensorëve për zjarrin.