Skip to content
Të Gjitha

Zjarri në Spitalin e Durrësit/ Prokuroria nis hetimet, sekuestron raportet e mirëmbajtjes dhe kolaudimit

· 1 min lexim

Spitali i Durrësit u përfshi nga flakët mesnatën e djeshme.

Fillimisht zjarri përfshiu repartin e neurologjisë dhe më pas u përhap në tre katet e tjera.

Shkak u bë një masë në kabinën elektrike, prej ngarkesës nga ngrohëset.

Mësohet se 80 pacientë u evakuuan nga spitali dhe 5 prej tyre u nisën drejt Tiranës.

Prokuroria e Durrësit ndërkohë ka nisur hetimet, për zbardhjen e ngjarjes.

Prokuroria Pranvera Gruda, ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve, që u shkatërruan nga flakët.

Gjithashtu grupi hetimor ka kërkuar raportin e kolaudimit të bombolave të shuarjes së zjarrit, planin e emergjencës dhe sistemin e sensorëve për zjarrin.