Reshjet e dëborës në Bogë të Shkodrës kanë qënë të dendura.
Temperaturat në zonat malore kanë shënuar nën zero dhe gjithashtu ka probleme me qarkullimin e makinave nga trashësia e dëborës.
Mësohet se në qafën e Thorës, në Shkodër, dëbora ka arritur në 80 centimetra duke e bërë këtë aks të pakalueshëm dhe duke bllokuar hyrjen në Theth.
Gjithashtu mësohet se 300 bujtina turistike në Theth janë të papunë për shkak të bllokimit të rrugës.
Edhe në Korҫë ka patur probleme me reshjet e borës por po punohet për pastrimin e të gjitha rrugëve.