Bernard Qelemani, 28 vjeç, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Polici.
Ai ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa banesave.
Po ashtu, 28-vjeçari dyshohet se është përfshirë edhe në vjedhjen e disa bizneseve.
Ndonëse policia kishte kohë që e kërkonte, Qelemani qëndronte në shtëpi.
Por, kjo zgjedhje e tij rezultoi efektive vetëm për pak kohë.
Pasi policia arriti ta gjente e ta arrestonte.
Tashmë pritet të dalë para Gjykatës, ku do merret edhe vendimi ndaj tij.