Skip to content
Të Gjitha

Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa banesave dhe bizneseve. Fshihej në vendin aspak të zakonshëm për një “të arratisur”

· 1 min lexim

Bernard Qelemani, 28 vjeç, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Polici.

Ai ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa banesave.

Po ashtu, 28-vjeçari dyshohet se është përfshirë edhe në vjedhjen e disa bizneseve.

Ndonëse policia kishte kohë që e kërkonte, Qelemani qëndronte në shtëpi.

Por, kjo zgjedhje e tij rezultoi efektive vetëm për pak kohë.

Pasi policia arriti ta gjente e ta arrestonte.

Tashmë pritet të dalë para Gjykatës, ku do merret edhe vendimi ndaj tij.