Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër.
Raportohet se për pasojë dy persona janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit Balldren, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Njëra nga makina është përmbysur e ka përfunduar në kanal.
Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve dhe as shkaqet e këtij aksidenti.
Policia ndodhet në vendngjarje e po heton zbardhjen e plotë të aksidentit.