Skip to content
Të Gjitha

Përplasen dy makina: Njëra përfundon në kanal, plagosen dy persona

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër.

Raportohet se për pasojë dy persona janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit Balldren, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Njëra nga makina është përmbysur e ka përfunduar në kanal.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve dhe as shkaqet e këtij aksidenti.

Policia ndodhet në vendngjarje e po heton zbardhjen e plotë të aksidentit.