Skip to content
Të Gjitha

FNSH operacion ‘blic’ në Durrës për arrestimin e disa efektivëve të policisë

· 1 min lexim

Një operacion ‘blic’ po organizohet në Durrës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se nga ky operacion do arrestohet disa efektivë policie të Durrësit dhe Shijakut.

Emrat e tyre nuk dihen ende, por ata akuzohen për shpërdorim detyre.

SHKB(Shërbimi për ccështjet e Brendshme dhe Ankesat) në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e tyre.

Deri tani mësohet se aksioni është ende në vijim dhe Prokuroria u ka prerë flet-arrestet.