Skip to content
Të Gjitha

Pedagogu merrte 150 € për provim. Zbulohet lidhja e tij me anëtaren e KPK

· 1 min lexim

Para dy ditësh bëri bujë një rast korrupsioni i bërë publik nga emisioni investigativ ‘Stop’.

Pedagogu i ‘ Universitetit të Mjeksisë’, Besnik Faskaj, u denoncua se merrte para për provimet.

Në videon e publikuar nga ‘Stop’ ai shfaqej tek merrte 150 euro dhe më pas ndryshoi notën e saj, nga 4 në 8.

Pas këtij denoncimi, ai u pushua nga puna.

Por, së fundmi, ka dalë në dritë fakti se Besniku është kunati i Alma Faskaj.

Kjo e fundit është anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që heton prokurorët dhe gjyqtarët.

Po ashtu dosja e tij i ka kaluar SPAK-ut, që ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë.