Skip to content
Të Gjitha

Merr flakë një makinë në mes të rrugës, shkak një shkëndijë elektrike

· 1 min lexim

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Tepelenë-Gjirokastër.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

Makine e tipit “Hundai” është djegur plotësisht në mes të rrugës.

Makina është në pronësi të Vilson Shehut, i cili ka deklaruar se makina ka pësuar një defekt, që shkaktoi shkëndijën elektrike.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.