Skip to content
Të Gjitha

Shpërthen zjarri në Karaburun, flakët rrezikojnë pyllin e Llogarasë

· 1 min lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Karaburunit.

Flakët kanë arritur të përparojnë ndjeshëm, duke shkatërruar një sipërfaqje të konsiderueshme kullotash.

Gjithashtu rrezikohet edhe pjesa e pyllit të Llogarasë, për shkak të erës, shkruan “Shqiptarja.com”.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar specialistët e zonave të mbrojtura.

Mësohet se zjarrfikësit për shkak të terrenit, e kanë të pamundur të shkojnë me automjete deri pranë vatrës.

Disa zjarrfikës ndërkohë janë nisur në këmbë drejt vatrës së zjarrit.

Aktualisht shuarja e flakëve po bëhe me mjete rrethanore.