Një apartament në Korçë është grabitur mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja është regjistruar në lagjen Nr.9 të qytetit juglindor.
Në momentin e grabitjes, në banesë nuk ndodhej askush.
Kanë qenë vetë familjarët që sinjalizuan policinë, në momentin kur janë kthyer në banesë.
Ata vunë re se dikush kishte hyrë forcërisht dhe kishte marrë 3 ora dhe 2 unaza.
Policia ndërkohë ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.