Grabitet banesa në Korçë, ja çfarë arritën të merrnin hajdutët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një apartament në Korçë është grabitur mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja është regjistruar në lagjen Nr.9 të qytetit juglindor.

Në momentin e grabitjes, në banesë nuk ndodhej askush.

Kanë qenë vetë familjarët që sinjalizuan policinë, në momentin kur janë kthyer në banesë.

Ata vunë re se dikush kishte hyrë forcërisht dhe kishte marrë 3 ora dhe 2 unaza.

Policia ndërkohë ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shpërndaje
Share.

Komento