Një pallat i ndërtuar para viteve ‘90 rrezikoi të shembej nga tërmeti i 26 nëntorit .
Mirëpo, askush nuk ka ndërhyrë për ta parë atë.
Paskal Ikonom, banor i lagjes 6 në Durrës, i është drejtuar emisionit Fiks Fare.
Banesa e tij ndodhet në katin e pestë dhe ka pësuar krisje në murin mbajtës.
Këto krisje kanë nisur para një viti, si pasojë e ndërhyrjeve në muret mbajtës së katit të parë edhe të dytë, të cilat janë kryer nga banorët pa leje.
Kjo ka bërë që në 26 nëntor pallati të dëmtohej edhe më shumë.
Ikonomi iu drejtua kreut të njësisë administrative për t’i kërkuar zgjedhje mbi problemin.
Mirëpo, ai është shprehur: “Nëse nuk është zgjidhur para një viti, mendoni se do t’i zgjidhet tani ? Shpresojmë të mos bjerë më tërmet.”
Sipas tij qytetari duhet të bëj një kallëzim në prokurori, pasi ankesa e tij qëndron, por ata nuk mund t’ja zgjidhin dot.
Nëse situata nuk zgjidhet sa më parë, jeta e banorëve rrezikohet.