Skip to content
Të Gjitha

U vetëplagos me armë në bodrumin e shtëpisë, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një i moshuar është vetëplagosur me armë zjarri në Tropojë.

Bëhet fjalë për 90-vjeçarin me iniciale A.M.

Ngjarja është regjistruar në bodrumin e banesës së tij.

I moshuari është dërguar menjëherë në spitalin e Gjakovës, për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Sot, paradite në fshatin Bujan, në bodrumin në banesën e tij, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi A.M., rreth 90 vjeç.

Shtetasi A.M, pasi ka marrë mjekim në spitalin  e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.