Skip to content
Të Gjitha

Tregu industrial përfshihet nga flakët, ja pamjet nga momenti i frikshëm

· 1 min lexim

Një zjarr me përmasa të mëdha tronditi banorët e Laçit, që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Tregu industrial mësohet se u përfshi nga flakët, duke shënuar dëme të shumta materiale, por pa persona të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por deri më tani policia dyshon se ka qenë i qëllimshëm. Nga dëshmitë e tregtarëve thuhet se, në vendgjarje është gjetur një shishe benzinë.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.