Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua sot në rrugën Sarandë-Gjrokastër.
Mësohet se viktimë mbeti Kosta Kaçi, rreth 75 vjeç.
Ky i fundit po kalonte rrugën, kur u përplas nga një makinë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici për të dhënë sqarime.
Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.