Efektivi i RENEA-s, Bedri Beluli, ra në një greminë nga lartësia 200m, duke pësuar dëmtime të shumta.
Njëri prej banorëve që ndodhet pranë tij, ka thënë për “Report tv”, se duhet ndërhyrje nga ajri, pasi ndodhen 5 orë larg çcdo rruge të mundshme.
Sipas tij, efektivi ka dëmtuar këmbët, legenin, njërën dorë dhe brinjët.
Banori tregon, se përreth efektivit ndodhen 10 persona, mes tyre një efektiv policie dhe një doktor i emergjencës së Shkodrës.
Nga komunikimet me të plagosurin, mësohet se ky i fundit ka ngatërruar rrugën, ka rrëshqitur dhe ka rënë në greminë.
“Gjendemi në një pjesë të alpeve të Shkodrës, në malet e Thethit. Bledari ka rënë prej 200 metrave, ka dëmtuar pjesën e legenit, të dorës, brinjët, është dëmtuar shumë rëndë. Unë jam punonjësi i zonave të mbrojtura në Theth, kam ardhur bashkë me disa banorë të zonës, ka ardhur një doktor i urgjencës së Shkodrës dhe një polic. Është terren super i vështirë. Deri tani kemi fol me gjithë ata njerëz. Na kanë thënë që do të sjellin helikopterin më pas na ka thënë se nuk ka për momentin. Jemi prej orës 8 të mëngjesit. Bledari ka dal në mal, ka qenë vetëm. Ka kërkuar ndihmë dhe ne kemi ardhur sipas detajeve të dhëna nga ai. Kemi zbrit me litar ndryshe është e pamundur zbritja. Kemi fol me të ka dalë thjeshtë xhiro në mal. Edhe mesa folëm nuk është i apasionuar pas malit. Ka ngatërruar rrugën. Dhe ka rënë 200 metra. Në këto momente jemi rreth 10 persona. Po mundohemi me e vendos në një barrelë. Do mundohemi ta vendosim në një terren më të butë. Jemi 5 orë larg çdo rruge makine.” Në ecje normale të mban 5 orë. Nëse ne e zbresim pa ardhur helikopteri në mund të arrijmë deri në orën 8-9 të darkës. Jemi rreth 10 persona. Erdhi edhe inspektori i zonës. Bëjmë thirrje vetëm që të vijë helikopteri. Na thonë që është nisur edhe policia e Shkodrës”, tha banori.