Ghada Arnaut (Xhada Arnauti), është një nga kandidatet për kryeministre në Liban.
Ajo është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkencëtare në Universitetin e Albertas në Kanada.
Arnauti është një zë i rëndësishëm i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe kundër qeverive diktatoriale të mëparshme.
Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “INA”, ajo bën me dije se është propozuar për kryeministre pas tërheqjes së Sadi Haririt.
“Po është e vërtetë. Ditëve të ardhshme do t’ju konfirmoj të ardhmen time nëse do të jem kryeministre e Libanit”, u shpreh Xhada Arnauti.
Kjo e fundit nuk ka harruar Shqipërinë dhe nuk ka mohuar asnjëherë origjinën e pastër shqiptare.
Ajo është nominuar nga koalicioni qeverisës dhe pritet të kthehet në Liban, për të marrë në dorë fatet e vendit.
Xhada Arnaut nuk është personazhi i parë shqiptar që qeveris në Liban, pasi në periudhën e perandorisë osmane, Pashko Vasa ishte guvernator në këtë shtet.