Dy persona të paidentifikuar kanë djegur mbrëmjen e djeshme makinën e gjyqtarit të Shkallës së Parë të Shkodrës, Andri Ymeri.
Sipas “Balkanweb”, në orën 23:48 të mbrëmjes, dy autorët me motor dhe skafandër në kokë, u afruan tek makina tip “Benz” e gjyqtarit.
Pasi e spërkatën me benzinë, ata i vunë flakën.
Pasi u siguruan se mjeti u dogj, dy autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të Gjuhadolit.
Pamjet e siguruara nga policia tregojnë momentin kur autorët afrohen, lyejn makinën dhe më pas i vënë flakën.
Zjarrëfikësit erdhën menjëherë në vendngjarje dhe tentuan që të shuajnë flakët.
Policia ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.