Skip to content
Të Gjitha

E spërkatën me benzinë dhe i vunë flakën, digjet makina e gjyqtarit në Shkodër

· 1 min lexim

Dy persona të paidentifikuar kanë djegur mbrëmjen e djeshme makinën e gjyqtarit të Shkallës së Parë të Shkodrës, Andri Ymeri.

Sipas “Balkanweb”, në orën 23:48 të mbrëmjes, dy autorët me motor dhe skafandër në kokë, u afruan tek makina tip “Benz” e gjyqtarit.

Pasi e spërkatën me benzinë, ata i vunë flakën.

Pasi u siguruan se mjeti u dogj, dy autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të Gjuhadolit.

Pamjet e siguruara nga policia tregojnë momentin kur autorët afrohen, lyejn makinën dhe më pas i vënë flakën.

Zjarrëfikësit erdhën menjëherë në vendngjarje dhe tentuan që të shuajnë flakët.

Policia ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.