Një çantë e gjetur në sheshin “Skënderbej” pak momente më parë alarmoi policinë.
Menjëherë u ngritën dyshimet se mund të ishte një bombë.
Policia rrethoi zonën dhe krijoi një perimetër sigurie, deri në ardhjen e ekspertëve.
Forcat xheniere zbuluan se brenda saj kishte vetëm vegla pune dhe alarmi për bombë ishte fals.
Sipas policisë, dyshohet se çanta është lënë gabimisht në rrugë.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli” , ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se:
Pas mbritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.