Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Golem.
Një person ka rënë nga lartësia në një objekt në rikonstruktim.
Sipas policisë bëhet fjalë pë 40-vjeçarin me iniciale D.H.
Pavarësisht se u dërgua në spital me shpejtësi, ai nuk mundi të mbijetonte.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi paraprak:
Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia shtetasi D. H., 40 vjeç,banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital.Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.