Pak ditë më parë, 61 nxënës të një shkolle në Postribë, u shtruan në spital me shenja helmimi.
Prindërit ia vunë fajin një dyqani pranë shkollës, ku fëmijët blinin për të ngrënë.
Menjëherë AKU dhe institucionet që kanë lidhje me sigurinë ushqimore filluan hetimet.
Ndërkohë pronari i biznesit të mbyllur pranë shkollë është shprehur për “Faxweb”, se nuk ka tregtuar kurrë ushqime fast foodi, por vetëm molto dhe çokollata.
Më tej ai tregon se sanduiçët janë transportuar me biçikletë, nga një subjekt që ndodhet te ura e Mesit.
Nuk kam tregtuar asnjëherë Fast-Food. Tregtoj vetëm molto dhe çokollata. Sanduiçët janë shitur pranë shkollës dhe janë transportuar me bicikletë nga një subjekt tjetër e cila ndodhet tek ura e Mesit”, u shpreh Gëzim Hyseni.
Mësohet se pas ngjarjes së rëndë, dyqani i tij është mbyllur.
Ndërkohë analizat kanë dalë në përfundimin se ushqimi i konsumuar nga fëmijët ka pasur salmonelë.
Kjo u ka shkaktuar atyre të vjella dhe dhimbje barku.