Nëse do më duhej të përshkruaja një kulm mes grekëve dhe shqiptarëve, padyshim sot mund të ishte një nga ditët. Mbrëmjen e djeshme është publikuar një këngë rep me titullin “Alket Rizai” e cila këndohet nga reperi i njohur grek, Tus.
Nëse jeni duke pyetur veten nëse është shqiptar ose jo, ju themi se rreperi është grek dhe ka bërë një këngë për Rizain pas bujës së madhe që ka bërë në Greqi ky i fundit me dy arratisje gati spektakolare nga burgu.
Rizai është bërë i njohur në Greqi si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter, ndërsa tentoi të arratisej për herë të tretë duke marrë peng 6 policët e burgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi.
Duke njohur këtë histori, Tus vendosi që t’i kushtojë këngë duke treguar jetën që ka bërë shqiptari dhe duke folur për lekë, për planet e arratisjeve dhe policët, sigurisht i veshur me një bluzë me flamurin shqiptar.
Sigurisht që kjo këngë nuk kishte si të tingëllonte mirë për grekët, të cilët kanë treguar habinë e tyre për këtë project dhe njëkohësisht nuk janë kursyer me fjalët duke e qujtur jo pak herë “tradhtar” këngëtarin.
Klipi i këngës ka arritur në mbi 94,057 views brenda 48 orësh.
Alket Rizai, për momentin ndodhet në burgun e Domokos, ku vuan dënimit me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu.