Shqipëria kalon në orën dimërore, akrepat u kthyen 60 minuta pas

Shqipëria ka kaluar zyrtarisht në orën dimërore këtë të diel, më 25 tetor 2026. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat u kthyen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00.
Me këtë ndryshim përfundon periudha e orës verore dhe rikthehet ora standarde, e cila do të mbetet në fuqi deri në pranverën e vitit 2027.
Ndryshimi sjell më shumë dritë natyrale në orët e para të mëngjesit, ndërsa mbrëmjet do të errësohen më herët.
Telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe shumica e pajisjeve elektronike e kryejnë automatikisht ndryshimin, ndërsa orët tradicionale duhet të rregullohen manualisht.
Ndryshimi i orës zbatohet në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve europiane, sipas kalendarit që parashikon kalimin në orën dimërore të dielën e fundit të tetorit.
Kalimi i radhës në orën verore do të bëhet më 28 mars 2027, kur akrepat do të zhvendosen një orë përpara.